Vendi më i ftohtë në Tokë

Ju mund të mendoni se vendi juaj është shumë i ftohtë dhe se nuk mund ta duroni acarin. Por, ka edhe më keq. Shkencëtarët e kanë zbuluar vendin më të ftohtë në Tokë, ku temperatura e ajrit shkon deri në -91°C. Vendi i sapo gjetur ndodhet përgjatë një kreshte në malet e Antarktikut, i cili…

Lifestyle

09/12/2013 19:10

Ju mund të mendoni se vendi juaj është shumë i ftohtë dhe se nuk mund ta duroni acarin. Por, ka edhe më keq. Shkencëtarët e kanë zbuluar vendin më të ftohtë në Tokë, ku temperatura e ajrit shkon deri në -91°C.

Vendi i sapo gjetur ndodhet përgjatë një kreshte në malet e Antarktikut, i cili mund t’i ngrijë sytë hundën dhe mushkëritë e njeriut brenda disa minutash.

Kjo për shkak se temperatura aty është pothuajse 13 gradë nën pikën në të cilën CO2 transformohet nga gazi në akull të thatë (-78.5°C). Zbulimi i këtij rekordi u bë nga kërkuesit nga ‘America’s National Snoë’ dhe ‘Ice Data Centre’, sipas ‘The Sunday Times.

Ata përdorën satelitë dhe teknika tjera të matjes së temperaturës në Antarktik. Vendi me temperaturën -91.2°C thuhet se është njëri prej maleve më të ftohta, ndërsa besohet se gjendet në një lartësi prej më shumë se 12,400 metrash, në një mal të quajtur Dome Fuji.

Kjo i kaloi kërkimet stacionare të kërkimeve ruse Vostok, të cilët e kishin regjistruar temperaturën më të ftohtë në botë pikërisht gjatë dimrit në Antarktik në vitin 1983 (-89.2°C).

Hulumtuesit thonë se ka të ngjarë që të jetë një pikë edhe më e ftohtë, pasi sateliti e ka nxjerrë vetëm temperaturën mesatare në një kilometër katror.

Të gjitha detajet shkencore të zbuluara do të bëhen të ditura në takimin vjetor të ‘American Geophycial Union’s’, që do të mbahen këtë javë.

Në fillim të këtij viti, fshati rus Oymyakon ishte konsideruar si vendi më i ftohtë i banueshëm në botë, ku temperatura në muajin janar shkonte deri në -50°C.