Vëllait të saj iu gjetën mina dhe drogë! Alketa thyen heshtjen dhe jep një mesazh

Gjatë ditës së sotme diçka e pakëndshme i ka ndodhur vëllait të saj.

ShowBiz

01/10/2018 22:21

29 vjeçari, Endrit Vejsiu sot është arrestuar pasi që u kap një ditë më parë më drogë dhe mina me telekomandë në makinë, transmeton lajmi.net

Mediat gjatë ditës kanë shkruar se vëllai i moderatoes u kap gjatë operacionit “Telekomanda”, teksa po qarkullonte me një mjet tip “Opel” dhe gjatë kontrollit u konstatuan në gomën rezervë në bagazh katër mina me telekomandë dhe një sasi lënde narkotike.

Ndërsa vetë moderatorja ka thyer heshtjen me reagimin e bërë së fundmi në emisionin e saj.

”Vij si gjithmonë çdo të hënë me një qëllim të vetëm, për t’ju argëtuar e zbavitur”. Më pas ajo shtoi se “ Jam me fat sepse këtu në familjen e madhe të Tv Klan asgjë që ndodh jashtë nuk interferon në festën dhe gëzimin e jetës”, ishin fjalët e saj me të cilat dha një mesazh tejet pozitiv për publikun që e ndiqnin në sallë dhe jashtë ekranit./Lajmi.net/