Vëllai vret motrën 15 vjeçare në Viti, familja e raporton vetëvrasje

Një 15 vjeçare, Q.Z. nga fshati Tërpezë e Komunës së Vitisë është vrarë nga vëllai i saj me pushkë gjuetie, i cili tashmë është arrestuar.

Lajme

04/11/2015 11:29

Policia e Kosovës thotë se rasti është raportuat ‘vetëvrasje’, por pas obduksionit të trupit të pajetë të viktimës janë konfirmuar dyshimet se vdekja nuk ishte vetëvrasje aksidentale siç ishte raportuar, por e shkaktuar nga një person tjetër, raporton lajmi.net.

Mësohet se arma ishte e gjatë, gjë që dëshmon se një e mitur do ta kishte të vështirë ta bënte vet këtë akt.

Policia ka gjetur dëshmi edhe më të qëndrueshme se i dyshuari  L. Z. e ka shkrepur armën, që besohet se e ka bërë aksidentalisht.

“Të dyshuarit në  fjalë i është afruar ndihma mjekësore tek psikiatri dhe më pas është njoftuar Prokurori i Shtetit, nga i cili është lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë nën dyshimin se ka kryer  veprën penale “Vrasje nga Pakujdesia”, vepër  penale  e  cila është e  sanksionuar me ligj sipas Nenit 181 të KPRK-ës”, bën të ditur Policia.

Rasti i është dërguar për në Prokurorinë Themelore në Gjilan – Departamenti i Krimeve të Përgjithshme.

Lajmi.net ka mësuar se varrimi i viktimës është bërë dje në fshatin Terpezë të komunës së Vitisë. /lajmi.net

a

aa

aaaa