Vëllai i shqiptarit që iu pre koka: Nuk kisha dëgjuar për një krim të tillë!

Mediat greke citojnë vëllain e Bledar Tërpollarit, që ka shprehur habinë dhe dhimbjen për atë që mund të ketë ndodhur në kasollen e Thesprotias.

Lajme

11/05/2016 10:22

“Nuk kam dëgjuar kurrë në jetën time për një krim të tillë”, thotë ai.

Vëllai i 25-vjeçarit tregon se Bledari ishte dënuar në Shqipëri me burg, pasi kishte vjedhur në një kalë.

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së martës pronarin që kishte punësuar atë si bari si dhe djalin e tij.

Arrestimi i tyre vjen pasi gjatë kontrollit në kasollen ku jetonte pronari dhe bariu shqiptar u gjetën dy kallashnikovë dhe dy pistoleta si dhe municione.

Ndërkohë sipas autopsisë, Bledar Tërpollari është qëlluar me armë zjarri tip shotgun para se t’i pritej koka. /lapsi.al/