I vë zjarrin banesës së babait, arrestohet 44-vjeçari

Policia e Bilishtit, ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili në gjendje të dehur ka tentuar të djegë banesën e babait të tij.

Lajme

18/06/2016 13:41

I arrestuari është shtetasi Thanas Kara banues në Bilisht.

Arrestimi i tij u bë pasi në gjendje të dehur, i ka vënë zjarri, një sasie rrobash dhe sendesh të tjera, poshtë verandës së banesës, duke rrezikuar të djegë banesën e babait të tij, O.Kara 78 vjeç.

Kjo ngjarje ka ndodhur si pasojë e një konflikti familjar, ku djali ka kërcënuar babanë i cili shiste rroba të përdorura se do t’ia digjte nëse vazhdonte të bënte një gjë të tillë, pasi i ulte reputacionin. Mbi 44-vjeçarin Thanas Kara rëndon akuza për vepër penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr, ngelur në tentativë”.