Vdes vajza 2-vjeçare, ra në një kanal me ujë

Një ngjarje e rënë ka ndodhur dje në Kurbin të Lezhës në Shqipëri, ku një 2 vjeçare ka rënë aksidentalisht në kanal me ujë dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Lajme

29/06/2016 10:30

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin bëjnë me dije se shtetësia E. B. 2 vjeçe, banuese në Kurbin ka rrëshqitur, para banesës së saj duke rëne ne një kanal uji dhe si pasoje e rrjedhjes së ujit, është gjetur e vdekur nga familjarët e saj rreth 800 m larg banesës.

Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim si ngjarje aksidentale.