Vdes në aksident shoferi shqiptar, përplasje fatale me kamion

Një shofer kamioni ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Trento të Italisë.

Bota

14/11/2017 21:40

Mediat italiane bëjnë me dije se shoferi 48-vjeçar ishte me origjinë shqiptare, por prej kohësh rezident në Gjermani.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “A22” në Brennero të Trentos, shkruan “La Voce del Nord”.

Për të nxjerrë shoferin shqiptar nga traileri, erdhën menjëherë dy ambulanca dhe një helikopter.

Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën u aksidentua shoferi shqiptar. Nuk dihen shkaqet e aksidentit tragjik. /k.k/noa.al/