Vdes Imzot Lucjan Avgustini, marshoi në Paris

Është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare Imzot Lucjan Avgustini, Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës, njëkohësisht dhe Nënkryetar i Konferencës Ipeshkëvore të Shqipërisë.

Lajme

22/05/2016 20:08

Prej disa muajsh Imzot Lucjan Avgustini, vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Pavarësisht trajtimeve të shumta mjekësore, në orën 15:15 të së dielës, Imzot Lucjan Avgustini ka mbyllur sytë për herë të fundit.

Ai ishte pjesë e marshimit në Paris së bashku me klerikët e tjerë fetar në vend, menjëherë pas sulmit terrorist që u bë mbi gazetën satirike “Charli Hebdo”.

Lucjan Avgustini u lind më 23 gusht të vitit 1963 në Ferizaj të Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin klasik në Suboticë, më pas ndoqi Fakultetin Teologjik në Zagreb, ku edhe është diplomuar në Teologji Morale.