Vdes fëmija 4- vjeçar nga Kumanova i shkelur qëllimisht nga maqedonasi

Para pak çastesh ka ndërruar jetë fëmija 4- vjeçar që ishte viktimë e një zënke banale para disa ditësh në Kumanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Lajme

02/07/2016 11:01

Pas zënkës, një maqedonas i është vërsulur me makinën e tij familjes shqiptare në tentim për t’i shtypur.

Nga sulmi, prindërit ngelën të lënduar, ndërsa fëmija 4- vjeçar u dërgua në klinikën e Shkupit, pasi u gjet në rrezik për jetë. Vetëm para pak çastesh i njëjti ka ndërruar jetë.

Pas rastit, gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim maqedonasit të tërbuar.