Vdes 25 vjeçari i aksidentuar dje në Fushë Kosovë

Granit Neziri, 25 vjeçar i aksidentuar dje në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndërruar jetë në QKUK.

Lajme

25/04/2018 09:46

Sipas njoftimit të policisë ai është aksidentuar dje rreth orës 17:00, ku nuk ka arritur tu përballojë lëndimeve.

“Dje rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë aksident nga ana e policisë është arrestuar ngasësi i furgonit, P.M 35 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion./Lajmi.net/