Vdekja e gruas së futbollistit, mjeku: Nuk duhej të isha unë në tavolinën e të akuzuarit!

Është mbyllur procesi gjyqësor në ngarkim të dy mjekëve që akuzohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj ish bashkëshortes së Alban Hoxhës, portierit të “Partizanit” dhe portier i tretë i Kombëtares. Dorjana Haka ishte 25 vjeç, kur ndërroi jetë në nëntor të vitit 2014, pak ditë pas operacionit për lindjen e fëmijës. Gjykata refuzoi kërkesën e dy mjekëve të akuzuar P. Rexhepi dhe E. Burba për një ekspertim të ri.

Lajme

20/06/2016 09:53

Vetë mjeku tha se raste të tilla njihen nga shkenca dhe se vajza kishte dalë pa komplikacione nga materniteti.

“Ndiej keqardhje për ngjarjen dhe për humbjen që kanë pësuar familjarët, por nuk jam unë shkaktar i saj. E ndjera ka dalë shumë mirë nga operacioni dhe komplikacioni i saj është krijuar disa ditë më pas. Janë komplikacione që njihen nga shkenca. Unë nuk duhej të isha në tavolinën e të akuzuarit”, u shpreh Rexhepi.

Prokuroria e Tiranës i akuzon mjekët se vdekja e Hakës ka ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.