Vapa tropikale ka përfshirë Evropën, nga Londra deri në Siberi

Evropa është nën presionin e temperaturave të larta dhe në Britani janë regjistruar ditët më të nxehta në qershor në 40 vjetët e fundit.

Bota

22/06/2017 13:52

Në Portugali më shumë se një mijë zjarrfikës vazhdojnë për të shuar zjarrin në pyje që shpërtheu fundjavën e kaluar që mori jetën e 64 njerëzve. Temperaturat në Portugali aktualisht kanë mbërritur deri rreth 35 shkallë celsius, një nivel që është i regjistruar në Itali, Austri, Holandë dhe madje edhe në Alpe, transmeton albinfo.ch.

Meteorologët italianë thonë se vala e tanishme e ngrohjes mund të jetë më intensive në 15 vjetët e fundit, me temperatura tetë gradë mbi mesataren vjetore.

Milano ka matur temperaturat 39 gradë celsius, ndërsa në Alpe në një lartësi prej një mijë metrash deri në 30 gradë.

Një studim i publikuar të hënën njoftoi se valët ekstreme të ngrohjes do të bëhen të zakonshme në gjithë botën.