Valdete Idrizi:  Do të jem kryetare e të gjithë mitrovicasve, pa dallim – Lajmi.net
Valdete Idrizi:  Do të jem kryetare e të gjithë mitrovicasve, pa dallim
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:47, 13 November 2017
Sot, në Suhadoll, Koshtovë, Lagjen "Ilirida" dhe "Bair", kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, Valdete Idrizi, ka mbajtur takime elektorale me qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PDK-së, ku dha shpjegime për platformën e saj zgjedhore dhe punën e saj në mandatin e ardhshëm katërvjeçar

 

Në këto takime elektorale, ishte i pranishëm edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, deputetë, ministra dhe personalitete tjera të shquara të PDK-së.

“Gjithëpërfshirja, mundësitë e barabarta, çështjet prioritare të qytetarëve, krijimi i mundësive për vendet e reja të punës, subvencionimi i bizneseve ku në fokus janë të rinjtë dhe gratë, janë disa nga veçoritë e qeverisjes time lokale në Mitrovicë”, theksoi Valdete Idrizi, duke shtuar se nuk do të lejoj as ndarje, as regjionalizim as përjashtim të dikujt nga të mirat që ofron komuna. Ajo ka ritheksuar se do të jetë kryetare e të gjithë mitrovicasve, pa dallim

Ndërsa kryetari Kadri Veseli, ka vënë në pah veçoritë e lideres Valdete Idrizi, duke theksuar se ajo përfaqëson guximin, dijen dhe përkushtimin e lideres shqiptare.

“Valdetja ka të gjitha atributet që i duhen sot Lideres së Mitrovicës, i duhet një lidere që ndal degradimin e qytetit dhe ngrit mirëqenien e qytetarëve, i duhet një lidere që krijon vende të reja të punës me pushtetin lokal duke e bërë komunën e Mitrovicës tërheqëse për investitorët. Mitrovica, gjendja e këtij qyteti, ka nevojë për punën, përkushtimin dhe guximin e Valdete Idrizit” theksoi

Kadri Veseli, duke shtuar se jo vetëm PDK përkrah fuqishëm Valdeten por edhe qytetarët e pjesëtarët e partive tjera, shoqatat dhe organizatat e ndryshme që tek personaliteti i saj, shohin ndryshimin për mitrovicasit.

Veseli ka theksuar se Valdetja është ndryshimi që më 19 Nëntor, e presin qytetarët e Mitrovicës.

“Ftoj qytetarët e Mitrovicës t’i thonë po ndryshimit, ndryshimit për të tashmen dhe të ardhmen e këtij qyteti emblematik që dikur ishte krenari e Kosovës, burim i dijes, kulturës, sportit në nivel vendi dhe në nivel ndërkombëtar”, theksoi zVeseli dhe shtoi se personaliteti i saj, është ndryshimi që tashmë ka arritur te shumica e mitrovicasve.

Image may contain: one or more people and crowd

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and child

 

Fjalët kyçe: idrizi, Mitrovicë

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball
  • Play World Soccer Champion
  • Play Rock Wheels