‘Vala’ sot ka lansuar shërbimin e internetit 3G (Video)

Operatori i telefonisë mobile Vala sot ka lansuar shërbimin 3G, përmes të cilit do të ofrojë internet më të shpejtë dhe me çmime më të pranueshme për qytetarët. Kjo është vlerësuar si një ndër sukseset më të mëdha të PTK-së, ndërsa në fillim të janarit Vala do të lansojë edhe shërbimin 4G.

Lajme

25/11/2014 16:02

Të gjithë klientët e operatorit ‘Vala’, që nga sot do të kenë mundësi të përdorin shërbimin e internetit 3G për telefonat e tyre mobil.

Në një konferencë për media, ku u bë i ditur lansimi i 3G-së, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës  Mehdi Latifaj tha 3G tani për tani mbulon regjionin e Prishtinës dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, por shumë shpejtë do të ketë shtrirje edhe në Vushtrri e Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe në Rrafsh të Dukagjinit. Dhe kur thuhet shumë shpejtë, kjo sipas tij nënkupton qështje ditësh.

Latifi tha se në muajin janar të vitit 2015 Vala do të lansojë edhe shërbimin tjetër, edhe më të shpejtë se 3G, atë 4G, kurse deri në fund të muajit mars 3G dhe 4G, do të, bulojnë tërë territorin Kosovës.

Latifi bërë të ditur se qytetarët që shfrytëzojnë numrat e operatorit Zmobile, nuk do të mund të shfrytëzojnë shërbimin 3G dhe 4G, pasi në marrëveshjen aktuale nuk parashihet një gjë e tillë.

Që Zmobile të mund t’i shfrytëzojë këto shërbime, atëherë sipas Latifit, duhet një marrëveshje e re mes Valës dhe Zmobile.

Ai po ashtu tha se kanë pasur pengesa nga konkurrentët gjatë realizimit të këtij projekti, duke mos e mohuar që Ipko, ka sabotuar punën e tyre, duke penguar në nënshkrimin e kontratës me implementuesin e projektit për shtrirjen e rrjetit 3G dhe 4G.

Ndërkaq, Valon Zhuniqi, drejtor i Valës, tha se projekti 3G është bërë me dy kompanitë e njohura ndërkombëtarisht, NOKIA Solution dhe Alcatel Lucent, ku ky i fundit është pjesëmarrësi më i madh.

Vlera totale e kontratës me Alcatel është 28 milionë euro, ndërsa me NOKIA është 3.9 milionë. Drejtuesit e Vala-s thanë se çmimet do të jenë të krahasueshme me operatorin tjetër që ofron këtë shërbim të internetit, duke mos e mohuar se kjo nënkupton çmime më të lira. (lajmi.net)