Vajza që qëlloi Ramën me vezë, merr çmim në Kryeministri

Çmimin “Aleati i Vitit” për 10 personazhe që ndahen nga Komuniteti LGBT në Tiranë, e ka marrë edhe Bora Mema.

Lajme

16/05/2016 19:49

Kjo e fundit është studentja që qëlloi me vezë kryeministrin e vendit Edi Rama pranë Fakulteti të Shkencave Sociale, gjatë një proteste kundër projektligjit për Arsimin e Lart.

Ky aktivitet u zhvillua në kryeministri, në sallën COD. Ndërsa këto çmime janë dhënë për ndihmën që ata kanë dhënë në mbështetje të nismave të LGBT. Ndërkaq, nesër është Dita Ndërkombëtare e LGBT-së.