Vajza e presidentit uzbek, mitmarrje në shumë 1 miliard euro

Raporti i një organizate ndërkombëtare të gazetarëve hulumtues thotë se Gulnara Karimova, vajza e madhe e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov, ndoshta ka përdorë mitë, zhvatje dhe ndikim për të fituar afro 1 miliard dollarë në vlerë të aksioneve dhe pagesave nga kompanitë e telekomunikimeve.

Bota

23/03/2015 16:43

Në raportin e publikuar sot nga organizata OCCRP, me seli në Sarajevë, thuhet se dokumentet që i ka ose i ka parë kjo organizatë tregojnë se “shkalla e korrupsionit të dyshuar të Karimovës ishte më i gjerë se që ishte raportuar”.

Dikur e konsideruar si pasardhëse e babait të saj, Gulnara Karimova ishte e përfshirë në një hetim për pastrim të parave në Suedi dhe Zvicër, dhe është në qendër të hetimeve të krimeve financiare në Uzbekistan, ku shumë prej ndihmësve të saj janë arrestuar, kurse ajo është nën arrest shtëpiak.

Raporti i organizatës OCCRP pretendon se Karimova kishte kërkuar pagesa nga kompanitë në këmbim për t’i ndihmuar ato në marrjen e licencave për të operuar në Uzbekistan, që është shteti me popullatën më të madhe në Azinë Qendrore.