Vajza 20 vjeç vdes pasi bie nga objekti i banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Zef Jubani’ në Tiranë, ku ka humbur jetën një vajzë e re.

Lajme

06/05/2016 08:34

Sipas policisë, një 20-vjeçare me iniciale T.M, është rrëzuar nga kati i 4 i një pallati dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shkruan tvklan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:05, ndërkohë që policia nisi hetimet për rastin. Paraprakisht, thotë policia, dyshohet që e reja mund të jetë vetëhedhur./lajmi.net