Ushtaraku bullgar thotë se Maqedonia mund të bëhet tërësisht shqiptare

Stanko Stançev, një historian ushtarak dhe lektor në Akademinë Ushtarake në Sofje, ka deklaruar se Bullgaria nuk ka pasur ndonjëherë plan për ndarjen e Maqedonisë. Ai tha se ideja e ndarjes së shtetit të Maqedonisë ishte hedhur nga ish-kryeministri Ljubço Georgievski.

Lajme

24/07/2016 18:34

“Nëse më duhet të flas rreth ndarjes së Maqedonisë mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, duhet të them se nuk ka qenë ide bullgare, por e Ljubço Georgievskit, sipas të cilit në këtë mënyrë do të shpëtohej pjesa e fundit e Maqedonisë”, tha Stançev për “Fokus”.

Eksperti ushtarak shprehet se duke parë zhvillimet në Maqedoni, ky shtet mund të bëhet tërësisht shqiptar, pa qenë nevoja e ndarjes. Sipas tij, kjo mund të ndodhë pasi çështja shqiptare po përparon dhe se vit pas viti shqiptarët po i afrohen kufirit me Bullgarinë.