Ushqimet që ndihmojnë në rritjen e flokëve

Ushqimet kanë ndikim të rëndësishëm në rritjen dhe rigjenerimin e flokut.

Lifestyle

21/06/2016 10:06

Ka një sërë ushqimesh që përmbajnë vitamina që forcojnë dhe stimulojnë rritjen e tyre.

Më poshtë do të keni një listë të produkteve, që nëse i bëni pjesë të dietës suaj, do t’ju ndihmojnë të keni flokë më të gjatë.

Salmoni 

Ky lloj peshku është i pajisur me vitaminën më të mirë për flokun, vitaminën D dhe proteina, por gjithashtu përmban acidin yndyror Omega – 3, që ndihmon në rritjen e flokut.

Speca të verdhë 

Specat e verdhë përmbajnë rreth 5 herë më shumë vitamin C se portokallet. Vitamina C është një antioksidant që forcon flokun.

Patatet e ëmbla 

Përmbajnë vitaminë A, që luan rol kryesor në shëndetin e skalpit të kokës dhe ka ndikim në zgjatjen e flokut.

Vezët 

Vezët përmbajnë Omega-3 dhe Biotin, që stimulojnë zgjatjen e flokëve. Por nëse kërkoni flokë të gjatë dhe të bukur duhet të konsumoni më shumë të verdhën e vezës.

Farat e lulediellit 

Farat e lulediellit kanë vitaminë E, që shton qarkullimin e gjakut tek skalpi dhe kjo shpejton rritjen e flokëve.

Avokado 

Është i pajisur me acide yndyrore dhe kur përdoret në flokë apo në sklap shton kolagjenin, i cili ushqen rrënjën e si pasojë floku do të rritet.

Bajamet 

Këto fruta të thata kanë në brendësi Biotin, që kontribuon në rritjen dhe dendësinë e flokut.