Ushqimet që çekuilibrojnë sistemin endokrin, hormonet dhe shkaktojnë aknet

Pas pubertetit, shkaku kryesor i akneve lidhet me çrregullimet hormonale duke bërë që këto të fundit të quhen akne hormonale!

Lifestyle

01/12/2017 15:57

Dhe nëse nuk keni vuajtur më parë nga puçrrat e të keni patur një fytyrë të pastër, kjo nuk do të thotë që në një periudhë të vaktuar sistemi endokrin të çekuilibrohet.

Në vend që të shpenzoni shuma marramendëse për kremra apo produkte kozmetike që e trajtojnë problemin në sipërfaqe, ju duhet të përpiqeni të vini balancën midis hormoneve, transmeton Living.al.

Ushqimet që hani ose mund të pengojnë hormonet tuaja dhe të shkaktojnë inflamacion, ose ndihmojnë në balancimin e këtyre të fundit duke lehtësuar acarimin.

Ushqimet më të këqija për hormonet dhe lëkurën tuaj
1. Bulmeti
Shumë produkte të qumështit përmbajnë hormone sintetike që kontribuojnë në rritjen e hormoneve përgjegjëse për puçrrat.
2. Soja
Soja përmban phytoestrogens që mund të çekuilibrojë hormonet.
3. Gluteni
Gluteni është i ngjashëm me qumështin për sa i përket mënyrës si ndikon në trup. Shkakton inflamacion në zorrë dhe mund të pengojë nivelet e hormoneve.
4. Vaj Canola, luledielli, vaj vegjetal
Këto vajra gatimi përmbajnë më shumë acide omega-6 sesa acidet yndyrore omega-3. Niveli i lartë i acideve omega-6 në trup mund të shkaktojë inflamacion të lëkurës gjatë kohës së pikut të estrogjenit.