Ushqimet që bëjnë mrekullinë, ju kthejnë lumturinë nëse jeni të mërzitur

Ju ka ndodhur ndonjëherë që të jeni mërzitur shume dhe të gjeni shpëtim dhe ngushëllim vetëm tek ushqimi?

Lifestyle

10/01/2017 18:24

Kjo është në fakt një gjë e zakonshme dhe me shumë mundësi e keni parë edhe shumë herë të tjera këtë skenë filmash.

Sigurisht që nuk duhet ta teproni me ushqimin kur jeni të mërzitur sepse kaloritë që merrni janë shumë të mëdha. Megjithatë ekzistojnë disa ushqime që do ju bëjnë të ndiheni më mirë ndaj mos i kurseni sa herë që të keni mundësi:

Çokollatë (vetëm kur mendoni për çokollatën një buzëqeshje ju vjen në fytyrë apo jo?)

Kafe (heq çdo dhembje koke)

Salmon (largon depresionin)

Vezë (vitamina D ju ndihmon për të çliruar muskujt)

Manaferra (ju ndihmon për lëkurën)

Arra (përdorini në mes të vakteve)

Avokado (ju ndihmon në hormonin e gjendjes së mirë, serotoninës)

Banane (e pasur në potasium)

Makarona (suksesi qëndron tek karbohidratet)