USAID-i jep 11.8 milionë dollarë për mbështetje teknike të bujqësisë

Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) paralajmëron mbështetjen e re të Qeverisë së SHBA-ve për Kosovën për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit shumë konkurrues bujqësor në vend, përmes granteve si për fermerët ashtu edhe pjesëmarrësit tjerë në zinxhirin bujqësor të vlerës.

Lajme

06/05/2015 19:48

USAID-i do të sigurojë mbështetje teknike për sektorin e bujqësisë në Kosovë me qëllim të stimulimit dhe mbështetjes së të ardhurave të fermerëve prodhues, si dhe krijimit të mundësive për zhvillimin e tregjeve që do t’u ofrojnë përpunuesve dhe paketuesve – të cilët janë akterë kyç në zinxhirin bujqësor të vlerës – një prodhim të kontraktuar nga fermerët kosovar i cili do të jetë i sigurt dhe me kosto të përballueshme.

Kjo nismë do të vë theksin në partneritetet ndërsektoriale që lehtësojnë rritjen e qëndrueshme ekonomike në këtë sektor të zhvilluar në masë të pamjaftueshme; fuqizimin e femrave dhe përfshirjen e të rinjve; edukimin mbi sigurinë e ushqimit; programet e certifikimit që mbështesin eksportimin në tregjet e rëndësishme rajonale dhe evropiane. Ky program do të ndihmojë fermerët që të jenë më mirë të përgatitur për t’iu përgjigjur kërkesave të tregjeve vendore dhe rajonale.