Urinuan mbi kokën e të riut, do të përballen me ligjin

Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e një video të publikuar në rrjetet sociale, të cilët shfaqen duke kryer veprime të dhunshme dhe jo të hijshme ndaj një të riu.

Lajme

14/04/2016 04:15

Kështu ka filluar procedim penal për 34-vjeçarin R. N. dhe 19-vjeçarin D. N.

Në video shfaqeshin pamjet e dhunimit dhe urinimit në kokë ndaj një të riu. I dëmtuari është 20-vjeçari A.Ç, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Dy të proceduarit e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe i kanë urinuar në kokë, e më pas e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar./tvklan.al