Urinuan mbi kokën e të riut, do të përballen me ligjin
Policia e Tiranës ka identifikuar autorët e një video të publikuar në rrjetet sociale, të cilët shfaqen duke kryer veprime të dhunshme dhe jo të hijshme ndaj një të riu.

Lajme
Kështu ka filluar procedim penal për 34-vjeçarin R. N. dhe 19-vjeçarin D. N.
Në video shfaqeshin pamjet e dhunimit dhe urinimit në kokë ndaj një të riu. I dëmtuari është 20-vjeçari A.Ç, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Dy të proceduarit e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe i kanë urinuar në kokë, e më pas e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar./tvklan.al