Urbanizmi i Prishtinës lëshoi leje në kundërshtim me ligjin për biznesmenin Kryeziu (Foto/Dokument)

Zyra e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës ka lëshuar leje të nderimit të kundërligjshme për kompaninë “Royal” shpk, pronë e djemve të biznesmenit, Latif Kryeziu.

Lajme

26/09/2017 16:39

“Në mesin e dosjeve të dërguara në Prokurori për ndërtimet e kundërligjshëm në Prishtinë është edhe një objekte i Latif Kryeziut në Mati 1, për shkak se e ka tejkaluar lejen”. Kështu disi kishte thënë drejtori i Urbanizmit të Komunë së Prishtinës, Liburn Aliu në vitin 2014, kur i ishte kërkuar që të japë ndonjë emër lidhur dosjet e përmendura. Por, pikërisht bizneset e Kryeziut mund ta përballin ish-drejtorin e Urbanizmit me Prokurorinë për një leje të kundërligjshme që ia lëshoi Kryeziut.

Më 16 shtator 2015,  drejtori Liburn Aliu i ka lëshuar leje të ndërtimit kompanisë “Royal” shpk që për pronar ka Arben Kryeziun, djalin e Latif Kryeziut.

Lajmi.net ka gjetur se leja është lëshuar në kundërshtim me Planin Rregullues Mati1.

Planin rregullues për Mati 1, më të cilin po lëshon leje Komuna, për tërësinë “A” lejon etazhitetin prej 4 deri maksimumi 8 etazhe me shirit gjelbërues dhe zone mbrojtëse, e që as kjo nuk është respektuar.

Përkundër kësaj, urbanizmi i Prishtinës më 16 shator 2015 i ka lëshuar leje kompanisë  “Royal” për kompleksin me tre objekteve shumëbanesore me afarizëm: Lamella “A” me etazhitet -4B+S+P+9+Nk,  Lam. “B” me etazhitet -4B+S+P+9 dhe  Lam.”C” me etazhitet -4B+S+ P+9+ Nk, në kuadër të bllokut urbanistik ‘A16’ të tërësisë ‘A’ të Planit Rregullues Mati 1.

Edhe përkundër faktit që komuna ka lëshuar leje të kundërligjshme për një kat më shumë në kundërshtim me Planin, investitori shihet që ka manipuluar me përdhesen e cila është kamufluar me suteren që në terren është përdhesë e zhvilluar në tri nivele.

Lajmi.net ka kërkuar një sqarim nga kompania “Royal” dhe Zyra e informimit e Komunës së Prishtinës lidhur më këtë, por nuk ka marrë përgjigje nga asnjëra palë.

Edhe profesionistët e urbanizmit konsiderojnë që në këtë rast ka shkelje të Planit Rregullues.

Lajmi.net ia ka dërguar dokumentacionin (lejen e ndërtimit, Planin Rregullues Mati1, fotografin e ndërtesës) arkitektit Ylber Vokshi. Edhe ai ka vërejtur mospërputhje të planit me ndërtimin që po bëhet.

“Nga një venerim i shpejtë, objekti në ndërtim i ka 9 kate (një më tepër se leja) banimi kurse nderkulmi nuk vërehet mirë. Përdhese  me mjeshtri është kamufluar me suteren që në teren është përdhes e zhvilluar në tri nivele- kate që nuk përkon me lejen e ndërtimit të dhënë. Kontesti-defekti sipas meje është se si është trajtuar objekti afarist- 3 kate,që nuk është parapa me lejen e ndërtimit”, tha Vokshi për lajmi.net.

Edhe njëri nder arkitektët më të zëshme për ndërtimet e pas luftës në Prishtinë, Valdet Osmani ka vërjtur se në këtë rastë ka shkelje.

“Plani rregullues urban i ka përcaktuar kriteret deri ne maksimum te etazhave e nëse parcela nuk i ka plotësuar kriteret është dashur zgjerimi i parcelës ndërtimore e jo etazhiteti”, tha ai.

Gjithashtu, Osmani tha se Komuna e ka obligim ligjor te zbatojë distancat ne mes objekteve dhe nëse parcela nuk përshtatet atëherë duhet zgjerimi i parcelës e asesi rritja, ngritja apo zgjerimi i objektit.

“Komuna në këtë rast ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, PZHU dhe PRRU. Me Planin rregullues ajo zonë është e trajtuar si një zone (bllok banimi) e që është dashur bashkim parcelave si tërësi pasi ashtu e parasheh edhe Plani rregullues (shih legjendën dhe pjesën tekstuale të Planit) e assesi lëshohet të leje me tejkalim të etazhave dhe as që ka suteren pasi po vërehet se është 1.4 m më lart se niveli i rrugës”, tha Osmani.

Ndërkaq, sipas lejes së lëshuar, hartimin e projektit kryesor për këtë kompleks e ka bere NSH “Rraci Ark Ing” nga Prishtina me përfaqësues Kreshnik Rraci, i cili edhe po udhëheqë punët e ndërtimit.

Lajmi.net ka gjetur se ky arkitektë është shok i pandashëm me ish drejtorin e Financave, Visar Berisha, i emëruar nga Shpend Ahmeti. Ndërkohe, ish drejtori Berisha e kryetari Ahmeti  kanë qenë edhe ortak në një biznes. Kompania “RraciArk  ing” ka arritur që të marrë disa leje për “Raoyal” në Komunë për hartimin e projekteve që i ka bërë këtij biznesi.

Kompania “RraciArk  ing” ka arrit që të marrë disa leje për “Royal” në Komunë për hartimin e projekteve që i ka bërë këtij biznesi.

“Royal” është pajisur me leje të nderimit më 1 tetor 2015 edhe për objektet shumë banesore 2B+S+P+8, 2B+S+P+8, 2B+S+P+7. Leja ka kushtuar 374 mijë e 595 euro. Hartimin e projektit kryesor për objektin investiv e ka bërë NSH “Rraci Ark Ing” .

Po ashtu, “Royal” më 23 mars të vitit 2017 është pajisur edhe me një leje për ndërtimin e një objekti afarist 4B+S+P+11 . Projektues është kompania “Rraci ARK Ing”. Në emër të taksave kjo leje do të paguhet në Komunë në vlerë prej 513 mijë e 729 euro. Sipas lejes së ndërtimit ky kompleks administrative është thënë se është e destinuar për bankë dhe janë tri ndërtesa. Po ashtu projektin e ka bërë “Rraci ARK ing”.

Më 30.06.2016 kompania “Al Petrol”, me përfaqësues drejtorin Arbër Kryeziu është pajisur me leje të përkohshme për pompën e derivateve të naftës e cila gjendet në Çagllavicë. Edhe në këtë leje projektues është “Rraci…”. Lidhur më këtë leje lajmi.net pati raportuar para disa muajve se leja është lëshuar në zonen gjelberuese. kliko këtu

“Rraci …”, është projektues  edhe i disa lejeve tjera. Edhe i kompanisë “IN ON” sh.p.k e cila është pajisur me leje të ndërtimit në vitin 2016 nga Komuna për objektin 2B+S+P+11 që po ndërrohet në lagjen e Muhaxherëve.

“Rraci ARK ing”, në Komunën e Prishtinës është pjesë e lejeve të nderimit nga viti 2015 e këndej, pasi që në lejet e publikuara deri në vitin 2012, nuk shihet që ka bërë ndonjë projekt. /Lajmi.net/

 

Kreshnik Rraci dhe ish drejtori i Komunës, Visar Berisha

18337059_10155050402961413_782419808_n

Investimi i ‘Royal’, i cili shihet që është 12 kate. Sipër është edhe një kat që nuk duket

21742016_10212383993208461_1507973388_o 21742331_10212383993848477_1650480313_o 21763681_10212383992688448_92100212_n