Uragani Erika, 20 të vdekur në ishullin Domenika (Video)

Uragani tropik Erika, i shfaqur përreth Karaibeve ka mbytur të paktën 20 persona në ishullin Domenika, derisa shumë të tjerë ende mbesin të zhdukur, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Bota

29/08/2015 09:28

Erika e ka goditur Domenikan, në pjesën lindore të Karaibeve, duke shkaktuar përmbytje dhe dëme që e kanë kthyer vendin 20 vjet prapa, ka thënë kryeministri i vendit, Roosevelt Skerrit.

Skerrit në një adresim të tij për popullin e ishullit të goditur, të premten mbrëma, tha se me qindra shtëpi, ura e rrugë janë shkatërruar tërësisht.

Nga uragani janë të rrezikuara edhe vendet si Haiti e Republika Dominikane.

YouTube player