Ultimatum ZRRE-së: Anulo shtrenjtimin, ose pasojnë protestat dhe bojkoti

Koalicioni i përbërë nga organizatat e shoqërisë civile, sindikatat dhe konsumatorët i ka dhënë shtatë ditë kohë ZRRE-së që të anulojë vendimin e jashtëzakonshëm për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej 5.18%, në të kundërtën do të pasojnë protestat dhe thirrja për bojkot të pagesës së faturave.

Lajme

07/09/2014 13:58

Visar Azemi, nga KOSID-i, thotë se duke filluar nga java e ardhshme koalicioni do të bëjë mbledhje të nënshkrimeve për nismë legjislative, që mundësojnë mbajtjen në nivel të përballueshëm të çmimeve të energjisë.

Ai ka thënë se ky vendim, si dhe vendimi i mëhershëm i ZRRE-së për praktikat e faturimit nga ana e KEDS-it, do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.