Ukraina gjen heroin

Akti i sfidimit të trupave ruse krijoi heroin e ri të Ukrainës. Sot, Yuliy Mamchur nderohet si oficer i cili i qëndroi makinerisë ruse, i mbeti besnik betimit dhe mbeti bashkë me njësitin e vet në Krimea për aq sa ishte e mundur.

Bota

28/03/2014 23:22

Pasi banorët e Krimesë votuan për ta braktisur Ukrainën dhe për t’iu bashkuar Rusisë, një person me një pardesy të zezë u paraqit në portën e bazës ajrore Belbek për t’u kërkuar forcave ukrainase që t’i dorëzohen Rusisë.

Komandanti ukrainas i bazës, që mbante një kapelë ushtarake të dekoruar me krahë ari, doli jashtë dhe refuzoi.

Vizitori rus këmbënguli: “Që nga dje, ju jeni të vendosur në territorin e një shteti tjetër. Kështu që po ju jap rastin që ta mbani nderin si oficer”.

“Si një oficer me nder, po ju them se do të qëndroj këtu”, u përgjigj koloneli i Forcave Ajrore, Yuliy Mamchur.

Akti i sfidimit të trupave ruse të cilat e kishin rrethuar bazën në Belbek krijoi heroin e ri të Ukrainës. Sot, Mamchur nderohet si oficer i cili i qëndroi makinerisë ruse, i mbeti besnik betimit të dhënë si ushtar dhe mbeti bashkë me njësitin e vet në Krimea për aq sa qe e mundur.

 

Pasi Mamchur refuzoi të dorëzohet, forcat ruse rrethuan Belbekun me forca dhe numra të parezistueshme.

Mamchur qëndroi i qetë me njerëzit e tij. Ai udhëhoqi ata duke kënduar himnin kombëtar ukrainas, i cili fillon me vargjet “Lavdia dhe liria e Ukrainën nuk kanë vdekur ende”.

Forcat ruse më pas e arrestuan Mamchur-in dhe e nxorën jashtë për ta marrë në pyetje.

 

Ai duroi pesë ditë të kërcënimit dhe presionit nga rrëmbyesit dhe u lria të mërkurën, pasi presioni rezultoi i kotë.

“Ata tentuan të më bëjnë që ta thyej betimin ushtarak ndaj Ukrainës dhe të kaloj në armatën ruse”, tha Mamchur në një intervistë televizive pas lirimit. “Pastaj aplikuan presion psikologjik, nuk më lanë të flija duke i rënë derës me tyta të pushkëve”.

 

Mamchur-it tani po i bëhet një pritje prej heroi në Kiev.

Ai qëndroi në vendin e tij saherë që rusët i kërkuan që të largohej.

“Nëse do të ketë urdhër, do të largohem. Meqë urdhër nuk ka, unë do të qëndroj”, i tha Mamchur njeriut me pardesy të zezë.

 

Gjatë kësaj përvoje të hidhur, koloneli lejoi gazetarët dhe ekipet televizive që të hynin dhe të xhironin nëpër në bazën ushtarake e cila ishte ende në duar të ukrainasve, dhe mbajti një konferencë për shtyp para brigadës së shtabit.

Çdo gazetar i uritur ishte i mirëpritur në sallën e zhurmshme për t’u ushqyer, kishte thënë koloneli Mamchur.

 

Duke paraqitur një ndjenjë qetësie para presionit përderisa po afronte sulmi rus ndaj bazës, Mamchur pa një ceremoni të improvizuar martesore ndërmjet dy oficerëve- mjekes Galina dhe zyrtarit të komunikimit Ivan.

Kur çiftit iu dha një buqetë lulesh, Mamchur tha: “Gjithmonë do ta kujtoni këtë, e mbarë bota po ju shikon”.

Pak orë më vonë, forcat e armatosura pro-ruse hynë në bazë dhe morën kontrollin e saj.

Arrestimi i kolonelit nxiti mllefin e Kievit që nuk mund të bënte gjë.

 

Por çdo frikë se Mamchur do t’i tradhtonte urdhrat për të kaluar në anën tjetër doli të ishte e pabazë.

Të mërkurën në mbrëmje, Presidenti i përkohshëm i krimesh, Oleksandr Turchinov, bëri të ditur se oficerët e arrestuar ishin duke u liruar.

Mamchurit i është dhënë kohë që t’i mbledhë gjërat e veta nga shtëpia, të përshëndetet me gruan, dhe ta lëshojë gadishullin. Si të gjitha gratë që janë lënë mbrapa nga burrat e tyre oficerë, edhe Larissa Mamchur do të bashkohet me burrin e saj atëherë kur të gjendet një vend akomodimi për ta.

 

Nëse Mamchur është frikësuar nga kjo përvojë e keqe, ai nuk ka dhënë nsonjë shenjë për këtë.

“Ndihem mirë. Jam në diskonim luftues. Çka do të bëj tani? Së pari do t’i mbledh forcat pastaj do ta marr një vendim. Lavdi Ukrainës!”, u tha ai gazetarëve.