Uji i kripur i detit sjell shumë përfitime për organizmin tonë – Lajmi.net
Uji i kripur i detit sjell shumë përfitime për organizmin tonë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 15:40, 8 August 2017
Deti përveç kënaqësisë dhe ndjesisë së lirisë së pakufishme na ofron një sërë përfitimesh shëndetësore. Deti na ofron shumë minerale të dobishme për organizmin tonë. Veç me një zhytje në det i garantojmë të mira trupit dhe mendjes. Ja përfitimet që marrim nga koha e kaluar në det.

Minerale në ujin e detit

Në det mund të gjejmë nga një dallge tek tjetra rreth 92 minerale, sigurisht është vështirë t’ua kujtosh të gjithëve emrat, por më të njohurit dhe në vend të parë është jodi, përveç këtij minerali gjendet dhe magnezi, potasi, të duhura për organizmin tonë në shumë aspekte.

Lëkura

Pas një zhytjeje lëkura duket tonike dhe e shkëlqyeshme, më e lëmuar dhe e “pastër” nga qelizat e vdekura, si një lëkurë natyrale, që uji i detit arrin të kryejë në mënyrën më të thjeshtë dhe efikase. Jodi pastron lëkurën me një aksion dezinfektues dhe antiseptik. Nga pikëpamja dermatologjike është e njohur se ato që vuajnë nga aknet, puçrrat dhe plagë apo shenja, fal ujit të detit mund të kenë rezultate te shkëlqyera.

Celuliti

Jodi është në gjendje të luaj një aksion, përveç se sipërfaqësor edhe shumë më të thellë, ja perse të bësh një zhytje në det ndihmon edhe organet e brendshme. Celulitit edematoz është një nder ato situata të cilat mund të kurohen apo të ndihmohen edhe thjesht duke notuar në det.

Kilet e tepërta

Duke notuar në det muskujt tonifikohen dhe si pasojë humbisni kilet e tepërta, sigurisht duke ndjekur një diete të përshtatshme dhe të pasur me fruta dhe perime. Metabolizmi në fakt stimulohet nga mikroelement detar si jodi, në gjendje për të shpejtuar metabolizmin dhe të favorizojë humbjen në peshë.

Fjalët kyçe: benefite, uji i kripur

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bike Rivals
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush