Uji i detit lehtëson alergjitë

A mundet uji i detit të lehtësojë alergjinë nga barishtet? Siç duket më në fund ka një kurë natyrale për teshtimën dhe sytë e skuqur.

Lifestyle

04/06/2015 17:16

Një kruarje të vazhdueshme në pjesën e pasme të fytit, një mori teshtimash të pakontrollueshme dhe dhimbje të mëdha koke, këto janë vetëm disa nga simptomat e alergjive.

Këto simptoma vijnë si shenjë paralajmëruese për miliona njerëz çdo vit – që do të thotë se sezoni i alergjive ka filluar.

Këtë vit ekspertët parashikojnë se një shtesë prej pesë milion njerëzve do të vuajnë nga alergjitë për herë të parë për shkak të rritjes së përhapjes së kësaj gjendje, transmeton Lajmi.net.

Dhe, së bashku me 15 milion alergjikët aktual, nuk do të jenë në gjendje që të kënaqen në temperaturat e nxehta me diell si bashkëmoshatarët e tyre pa alergji.

Përderisa vera mirëpritet si një lehtësim pas një dimri të zymtë, për alergjikët kjo stinë sjellë shumë vështirësi dhe sprova.

Gjatë 15 vjetëve të ardhshëm, problemet do të përkeqësohen pasi që ekspertët paralajmërojnë se një tjetër grup prej 10 milion njerëzve do të bien viktimë e alergjive, transmeton Lajmi.net.

Alergjia nga bari i thatë
28244FED00000578-3067578-image-a-1_1433406896049

Alergjia nga bari i thatë është i njohur gjithashtu edhe si rintiti alergjik sezonal. Kjo është një gjendje e shkaktuar nga një alergji ndaj polenit të lëshuar në ajër nga pemët, bimët dhe kullosat. Simptomat variojnë nga kullimi i hundëve, ënjtja e syve dhe përlotja e tyre, probleme më serioze me frymëmarrje, të njohur gjithashtu edhe si astma alergjike sezonale.

Përderisa muajt veror po afrohen, Dr. Rudneko thotë se alergjikët duhet të bëhen gati që t’i sulmojnë alergjitë e tyre. Inovacione të reja të lidhura me ujin e detit mund të ndihmojnë në menaxhimin e simptomave.

Sipas tij, uji i detit mund të ofrojë një lehtësim për këto simptoma, transmeton Lajmi.net.

Uji i detit mund të zvogëlojë sasinë e ilaçeve që një alergjik ka nevojë për të kontrolluar simptomet e tij. Ai tha se uji i detit punon duke krijuar një efekt të padukshëm në brendësi të hundës, dhe kështu parandalon dhe redukton kontaktet e alergjenëve me zgavrën e hundës për të siguruar pastrimin e përforcuar të mukozës dhe simptomat e tjera alergjike.