“UÇK” sërish merr përsipër sulmin ndaj ndërtesës së Qeverisë në Shkup

Sulmi ndaj Qeverisë me granatë tre ditë më parë, sërish ka nxjerrë në sipërfaqe autorët e ngjashëm të deklaruar dy muaj më parë për sulmin e fundit.

Lajme

13/04/2015 15:13

Dhe sërish një komunikatë e shpërndarë me logon e UÇK-së, ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ndodhi të premten më 10 prill rreth orës 21.00, kur një granatë e hedhur u gjet disa metra afër Qeverisë dhe që ishte shkrepur pranë parkut të Qeverisë.

Granata sipas policisë kishte ardhur nga drejtimi i pjesës tjetër të lumit Vardar apo nga ura “Goce Dellçev”.

Edhe kjo komunikatë e përpiluar me disa rreshta si person përgjegjës ka komandantin me nofkën “Kushtrimi”.

Komunikata e fundit e njohur me të njëjtën nofkë doli se kishte kopjuar nënshkrimin e Presidentit të Bankës Evropiane dhe se kjo kishte pabërë një skandal që pushtoi mediet dhe që rritë dyshimet edhe më shumë se kush në të vërtetë qëndron prapa këtyre sulmeve.

"Komunikata e UÇK-së"
“Komunikata e UÇK-së”