U zhdukën prej 24 orësh në Dhërmi, gjenden në mal dy italianë
Dy italianë që kishin humbur që prej ditës së djeshme në Dhërmi janë gjetur pasditen e sotme nga forcat e policisë që ishin vënë në kërkim të tyre. Burime nga policia thanë se, në kërkim ishin angazhuar dhjetëra forca policie mes të cilëve edhe ato të Guardia di Financës.

Lajme
“Për gjetjen dhe shpëtimin e tyre janë angazhuar efektivë Delta Forcë, Guardia di Finanzas dhe Policia e Himarës”, thanë për SYRI.net burime nga policia.
Në këtë mision shpëtimi ka qenë i pranishëm edhe Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë Stefano Bergesio.
Dy italianët janë gjetur rreth orës 16:15 minuta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Burime policore thanë për SYRI.net se do të duhen disa orë që të zbresin deri në pikën më të afërt ku po i pret ambulanca për ti shoqëruar në spitalin rajonal të Vlorës./syri.net