U lajmërua pas dy muajsh, Elvana Gjata bën veprimin e papritur

Elvana Gjata tash e dy muaj nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale, pasi emri i saj u përfshi aksidentalisht në një vrasje në Tiranë.

ShowBiz

26/11/2018 11:22

Këngëtarja Elvana Gjata u kerkua nga policia për të marrë deklaratën e saj në lidhje me përleshjen me armë që ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë edhe një person, shkruan lajmi.net.

Pas kësaj ajo ka qëndruar edhe larg rrjeteve sociale dhe postimi i fundit në Instagram ishte më 27 shtator.

Por, së fundi ajo u lajmërua në Instagram, pasi i bëri ‘follow’ deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Pas kësaj, Elvana ka mbyllur llogarinë e saj në Instagram. /Lajmi.net/