Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Naeh është thirrur në MPJ të Turqisë për shkak të incidenteve të djeshme në kufirin e Gazës, të cilat shkaktuan vdekjen e 60 palestinezëve dhe plagosjen e më shumë se 2.770 të tjerëve.
Naeh u informua se Ambasadori i Turqisë në Tel Aviv, Kemal Ökem, është thirrur në Turqi për konsultime. Ai po ashtu u njoftua se do të jetë e përshtatshme që për një kohë të kthehet në shtetin e tij.
Zhvendosja e djeshme e Ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Kuds shkaktoi reagime në rajon.
Ushtarët izraelitë vranë 61 palestinezë dhe plagosën më shumë se 2.770 të tjerë, të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem.
Turqia, e cila reagoi ashpër ndaj sulmit të Izraelit kundër palestinezëve, shpalli tri ditë zie kombëtare për palestinezët.