Turpi serb, sheikut deshën t’i falin rakinë e Nikoliqit

Bashkëpunëtorët e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikoliq para ca kohësh për pak i kanë “dhuruar” sheikut Mohamed bin Zajed 50 shishe raki të quajtur “tomovaça”, që prodhohet nga vet Nikoliqi në fshatin e tij.

Bota

23/04/2015 21:06

Si merr vesh gazeta Blic e Beogradit, ky gabim është parandaluar në momentin e fundit, dhe kjo krahas skandaleve tjera paraqet edhe një dështim të ekipit të tij.

“Nikoliqi nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar qëndroi në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të sheikut Bin Zajed, ku, pos tjerash, bashkë e shikuan edhe garën në Formula 1. Bashkëpunëtorët e tij për këtë rast kishin përgatitur një dhuratë për sheikun, siç e parashikon edhe protokolli, por duke marrë me vete rakinë që Nikoliqi e prodhon në vendlindjen e tij, në Bajçetina. I kishin paketuar 50 shishe të rakisë të quajtur “tomovaça“ (shkurtesë e emrit Tomisllav) dhe udhëtuan për në Abu Dhabi. Të punësuarit në Ambasadën serbe në EBA u shokuan kur dëgjuan se çka kishin përgatitur njerëzit e Nikoliqit për t’ia falë sheikut të EBA. Të habitur, ata e pyetën stafin e presidentit serb se a e dinë ata që feja islame e ndalon konsumimin e alkoolit dhe se me këtë dhuratë do të fyhej sheiku”, tha ky burim për Blic.