Turistja polake, shpëtimtarja e të plagosurve në Sarandë (Video)

Një turiste polake e cila sot ndodhej në Shqipëri në ditën e parë të pushimeve të saj në vendin tonë, është shpëtimtarja e familjarëve të plagosur, të cilët u aksidentuan pasditen e kësaj të diele në kthesën e Qafë Muzinës në Sarandë.

Lajme

26/06/2016 23:23

Turistja me profesion infermiere i ka ardhur në ndihmë të plagosurve, duke i dhënë atyre ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës. Ajo thotë se nuk e kishte menduar që pushimet e saj do të nisnin me një ngjarje të tillë por shprehet e lumtur që mundi të ndihmonte të lënduarit.

Të plagosurit udhëtonin me një makinë tip Golf me targa greke, të gjithë anëtarë të një familje, 3 të rritur dhe 4 fëmijë. Ata niseshin drejt Greqisë kur makina e tyre u përplas në kthesë me një autobus me studentë nga Tirana që kishin qenë për ekskursion në Sarandë.

Asnjë prej tyre nuk mbeti i lënduar. Ndërkohë, qytetarët e tjerë që rastisën të udhëtonin në këtë zonë thonë se ambulanca u vonua përreth një orë e kjo sipas tyre ka ndikuar edhe në shëndetin e të plagosurve. Fatkeqësisht nga ky aksident i rëndë, një vajzë 12-vjeçare ndërroi jetë në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa të tjerët po marrim mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.