Turistja polake që shpëtoi fëmijët e aksidentit të Muzinës (VIDEO)

Aksidenti i ndodhur dje në qafën e Muzinës në Sarandë ku u përfshi një autobus me studentë që po kthehej nga Saranda në Tiranë dhe një veturë mund të kishte pasur një bilanc edhe më tragjik.

Lajme

27/06/2016 09:24

Siç dihet një vajzë 12-vjeçare humbi jetën dhe 6 persona të tjerë u plagosën të gjithë pjesëtarë të familjes Lleshi.

Mësohet se ka qenë pikërisht një turistike polake, mjeke në profesion që ka bërë të mundur dhënien e ndihmës së parë fëmijëve të familjes Lleshi, të përfshirë në aksident.

Personat të cilët mbetën të plagosur si pasojë e aksidentit të ndodhur në Qafë Muzinë u dërguan në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për ndihmën e parë mjekësore. Më pas, pesë prej tyre janë dërguar për në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.