Tsipras paralajmëron vizitë në Serbi

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka paralajmëruar një vizitë në Beograd shumë shpejt.

Lajme

21/04/2016 17:32

 

Ai ka premtuar se shumë shpejt do ta përmbush një premtim për të vizituar Serbinë, pas një ftese që i kishte bërë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për vizitë Serbisë, transmeton KosovaPress.

Sipas Tanjug-ut, agjencisë serbe të lajmeve, në një samit të organizuar në Mynih ka theksuar marrëdhëniet gjithnjë e më të afërta mes Greqisë e Serbisë.

“Do të doja të shpreh urimet më të mira për qytetarët e Serbisë – e di se ne ndajmë të njëjtat parime dhe vlera dhe se kemi qenë në anën e njëjtë gjatë kohërave të ndryshme në të kaluarën”, ka theksuar Tsipras.