Trump, presidenti i tretë në historinë e Amerikës që refuzon rrogën e presidentit

Mediat ndërkombëtare i rikthehen premtimit të Donald Trump që ka bërë gjatë fushatës elektorale.

Bota

12/11/2016 15:27

Trump në shtator 2015 në një event në Rochester, ka deklaruar së nëse do zgjidhej si president i SHBA-ve nuk do ta pranonte rrogën.

Rroga vjetore e Presidentit llogaritet të jetë rreth 400 mijë dollarë.

Trump ka shprehur se nuk ka nevojë per rrogën sepse ka të ardhura të tjera.

Trump futet ne grupin e treshes në historinë e Amerikës që heq dorë nga paga e tij.

I pari që veproi kështu ishte Herbert Hoover në vitin 1929, ndërsa në vitin 1961 ishte John Kennedy.