Trump po krijon administratën më të pasur në histori të SHBA-ve

Presidenti i zgjedhur i Amerikës, Donald Trump, gjatë kampanjës së tij vazhdimisht ka folur që do të qëndroj përkrah klasës punëtore që është braktisur nga elita.

Bota

01/12/2016 17:19

Mirëpo, përderisa ai është duke zgjedhur kabinetin e tij, mbikëqyrës të ndryshëm janë duke vënë në pah që Trump është duke krijuar administratën më të pasur në historinë e Amerikës.

Deri më tani përzgjedhjet e tij përfshijnë një investitor miliarder, vajzën e udhëheqësit gjigant të tregtisë me pakicë dhe një bankier multi-milioner.

Për këtë demokratët ishin të shpejtë që të reagojnë.

“Administrata e Donald Trump: nga dhe për milionerët dhe miliarderët” ka shkruar Bernie Sanders në rrjetin social Twitter, transmeton Klan Kosova.