Trump mundohet ta largojë vëmendjen e votuesve nga videoja e seksit

Kandidati për president të Amerikës Donald Trump po përpiqet që votueste t’ua  largojë vëmendjen nga fyerjet e tij kontroverse javore ndaj ish Miss Universit, duke i kërkuar presidentit Barack Obama që të zotohet  “duke mos e falur Hillary Clintonin dhe  bashkë-komplotistët për krimet e shumta ndaj amerikës dhe shoqërisë".

Bota

01/10/2016 12:02

Vetëm disa orë më parë, kandidati republikan shkroi në Twitter për Alicia Machado, duke thënë se akuzat e  saj janë false, sa i përket videos së seksit, shkruan TheGuradian, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Trump e akuzoi Hillaryn se e ndihmoi Machadon që të merr shtetësinë amerikane.

Por pak më vonë, Trump u mundua t’i justifikojë postimet e tij duke thënë se “për ata njerëz që trokasin tek unë për të shkruar në Twiter në ora 3 të mëngjesit, të paktën ju e dini se unë jam aty, i zgjuar, për t’iu përgjigjur thirrjes”.

Por, përgjigja e fushatës së Clintonit ishte e shpejtë.  “Postimet  e tij të fundit në Twitter janë jo të balancuara, madje edhe për vetë atë” tha kandidatja demokratikë në një fushatë në Florida.

Ajo po ashtu tha se cili lloj i njeriut qëndron gjithë natën zgjuar që të njollosë gruan më gënjeshtra dhe teori konspirative?/Lajmi.net