Trump i ngritë të gjithë në këmbë për të respektuar Hillary dhe Bill Clintonin (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas betimit, ka organizuar drekë për një numër të caktuar njerëzish të rëndësishëm të Amerikës.

Bota

20/01/2017 21:24

Në mesin e tyre kanë qenë edhe Hillary dhe Bill Clinton.

Në fjalimin e tij, Trump ka thënë se ndjehet i nderuar që Hillary është aty dhe ka kërkuar që të pranishmit të ngritën në këmbë dhe t’i përshëndesin ata me duartrokitje, shkruan lajmi.net.

Edhe vet Trump i ka duartrokitur ciftit Clinton.

“Dua të them se jam shumë, shumë i nderuar, kur kam dëgjuar se presidenti Clinton dhe sekretarja Clinton do të vijnë sot këtu. Dua që të ngriteni dhe sinqerisht nuk kam tjetër çfarë të them përveç që kam shumë respekt për këta dy njerëz”, ka thënë Trump. /Lajmi.net/