Trump: Gjermania i ka borxh Amerikës

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka thënë se Gjermania i ka borxh Amerikës ‘shuma të majme parash’.

Bota

18/03/2017 15:30

Këto komente Trump i bëri në një seri postimet në twitter gjatë ditës së sotme, transmeton lajmi.net

Pas lajmeve se ai ka refuzuar një shtrëngim duarsh me Merkelin, presidenti amerikan ka thënë se këto lajme janë të rreme pasi ka pasur takim të rëndësishëm me kancelaren gjermane.

“Përkunëdr lajmeve të rreme, kam pasur takim të madh me kancelaren gjermane. Megjithatë, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash Amerikës”, ka shkruar Trump.

Takimi Merkel-Trump u zhvilluar dje në Shtëpinë e Bardhë. /Lajmi.net/