Trump dhe princi i EBA-ve biseduan për zgjidhjen e krizës së Gjirit

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump dhe Princi i EBA-ve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit midis aleatëve amerikanë në rajon dhe ndërprejen e fondeve për grupet terroriste

Bota

13/09/2017 09:55

 Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Princi i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) Mohammed bin Zayed bin Sultan Al-Nahyan biseduan përmes telefonit rreth zgjidhjeve të mundshme për krizën e Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Trump dhe Princi i EBA-ve theksuan rëndësinë e bashkëpunimit midis aleatëve amerikanë në rajon dhe ndërprejen e fondeve për grupet terroriste.

Gjithashtu, është theksuar se të gjitha vendet duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mposhtur terrorizmin.

Trump fundjavën e kaluar, në lidhje me krizën e Gjirit përmes telefonit bisedoi edhe me Mbretin e Arabisë Saudite Salman bin Abdulaziz dhe me emirin e Katarit Tamim bin Hamad al-Thani.