Trump bëri “thirrje” për kaos në Suedi, shkaktoi trazira të ashpra (Video)

Makina të kapluar nga flaka, policë duke hedhur gurë, civil të rrahur - e gjithë kjo ka ndodhur në një lagje të varfët të Stokholmit në mesnatën e të hënës dhe të martës.

Bota

21/02/2017 20:01

Siç është raportuar nga mediat botërore, të paktën tetë automjete janë djegur në vendin Rinkebi, i cili ka popullsinë më të madhe të emigrantëve, transmeton lajmi.net.

Nuk dihet nëse emigrantët ishin të përfshirë në këtë përleshje, e cila ka shpërtheu pasi policia arrestoi personin e kërkuar në stacion të metrosë aty pranë.

Sipas policisë 30 deri në 50 persona kanë marrë pjesë në trazira.

Suedia u bë qendër e vëmendjes së mediave botërore, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se vendi do të përfshihet nga një sulm i tmerrshëm terrorist.

Kjo nuk ishte e qartë nëse Trumpi kishte thënë se situata me emigrant në Suedi është e keqe dhe duhet ndryshohet mënyra e sjelljes së politikave në vend. /Lajmi.net/

YouTube player
YouTube player