Trileçe me Nutella

Receta ka marrë emrin Trileçe për arsye se sherbeti i saj tejet i shijshëm është me qumësht.

Lifestyle

27/01/2016 19:53

Përbërësit:
4 ve,
12 lugë sheqer,
12 lugë vaj,
12 lugë qumësht,
12 lugë miell,
4 lugë kakao dhe një pecivë.

Sherbeti:
½ qumësht,
5 lugë sheqer (ose 10 nëse dëshironi më ëmbël),
një lugë shmand,
2 lugë Nutella.

Udhëzimet:
Përzihen të gjithë përbërësit dhe piqet në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. Pastaj i vendoset sherbeti i ftohtë ngadalë derisa ta pijë gjithë qumështin. Pastaj lihet të ftohet dhe lyhet me masën me shmand dhe Nutella.

Përkujtim: Nutellën dhe shmandin e përzieni së bashku, kurse sheqerin me qumësht. Qumështi është sherbeti, kurse shmandi me Nutellën është glazura (lyerja). /pergatit.com