Tre të vdekur në Zvicër, dyshohet për vrasje

Dy burra dhe një grua kanë vdekur në mëngjesin e hershëm të të shtunës, siç besohet, si pasojë e një delikti të dhunës edhe pse policia ende nuk ka informacione lidhur me përfshirjen e palës së tretë.

Bota

22/04/2017 16:30

Policia rreth orës 5.15 të mëngjesit ka marrë njoftimin lidhur me një numër të plagosurish në një banesë në Unterseen, Kantoni i Bernës, njofton sda.ch.

Patrulla që shkoi atje gjeti tre të plagosur rëndë. Përkundër përpjekjeve për rianimacion, njëri burrë dhe gruaja vdiqën në vendin e ngjarjes. Burri tjetër i plagosur i cili u dërgua me helikopter Rega në spital, vdiq pak kohë më pas, shkruan albinfo.

Aksioni policor dhe hetimet janë në zhvillim e sipër.