Tre aktorët e suksesshëm shqiptar bashkë për një film artistik shqiptaro-zviceran

Edi Kastrati, Ridvan Murati dhe Jeton Zogjani janë bërë bashkë për një tjetër projekt.

ShowBiz

30/04/2018 17:54

Tre aktorët më të suksesshëm të serialit ‘O sa mirë’ kanë nisur një bashkëpunim zvicerano-shqiptar për një film të metrazhit të shkurtër, zhanrit komendi, shkruan lajmi.net

Xhirimet e këtij filmi janë planifikuar të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik, në dy shtetet, Kosovë-Zvicër.

Kjo nismë vjen nga aktorët Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastrati, aktorë të serialit më të shikuar në vend “O Sa Mirë”. Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Edi Kastrati dhe Jeton Zogjani.

Ky i fundit për lajmi.net ka sqaruar idenë e bashkëpunimit ku tregoj gjithashtu se ky film komedi do të jetë i realizuar në mënyrë shumë profesionale dhe të pa pame ndonjëherë.

‘’Po fillimisht ideja ka qenë kur e kemi ideu në fillim une edhe Edi kemi bashkëbisedu masnej ne masi e kemi dost Ridvanin e kemi kontaktu edhe atë edhe kemi fillu me një iniciativ të përbashkët për me bo një film të tipit komedi po një film për nga aspekti profesional dhe jo kshtu diçka veq sa për me thanë që pe bojna,  po ni komedi diçka përnime të pa pame dhe ideja ka shku tu u zhvillu dhe është duke u zhvillu edhe në këtë moment derisa po flasim’’, tha Jeton Zogjani.

Filmi në fjalë fillimisht do të shfaqet në metrazhin e shkurtër mirëpo nuk do të mungoj edhe ai i metrazhit të gjatë pasi aty kishte lindur edhe ideja.

‘’Do të thotë se kjo ka qenëideja fillestare, ky filmi i shkurt i paraprin filmit të gjatë, dmth qysh e kemi mendu ne me prezantu është ajo që bëhet me filmin e shkurtër që do të jetë më pas versioni i filmit të gjatë . Se ideja ka qenë me mu bë fillimisht film i versionit të gjatë po pse filmi i versionit të gjatë ka një kushtueshmëri më të lartë kemi eksperimentu nëpërmes këtij varianti, me bo variantin e shkurt që po besoj ka mu pelqy dhe mandej me fillu variantin e filmit të gjatë me zbërthy edhe me zhvillu’’ ka përfunduar Zogjani për lajmi.net

Filmi mendohet të jetë në tri gjuhë: Shqipe, gjermane dhe frënge. Kjo varet nga lokacionet ku do të xhirojnë.

Ndërsa përveç treshes së lartëpërmendur pjesë do të marrin edhe aktorë të tjerë shqiptar, përfshirë edhe disa prej ‘O sa mirë’./Lajmi.net/