Trajneri i McGregor flet rreth rikthimit të skocezit në UFC

Kanë kaluar tri javë që nga humbja e McGregor ndaj Khabib Nurmagomedov.

Sport

29/10/2018 20:54

Ajo ndeshje do të mbetet gjatë në memorien e gjithsecilit për shkak të përballjes edhe jashtë oktagonit, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Khabib ka filluar negociatat me Floyd Mayweather për një meç të mundshëm.

Conor në anën tjetër ka pasur shpresat e tij për një revansh të mundshëm ndaj rusit.

Megjithatë, trajneri i Conor ka dyshimet e tij për rikthimin e skocezit në oktagon.

“Nuk kam folur me të që pas ndeshjes me Khabib. Nuk mund të flas në emër të tij” ka thënë Kavanagh.

“Një revansh? Besoj se varët gjithçka nga Conor. Kemi shkëmbyer disa SMS por nuk jam takuar me të. Do ta pyes atë për motivimin e tij. Është një shprehje “Është e vështirë të vraposh pas një gjumi të gjatë”, ka përfunduar trajneri i skocezit.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë zgjedhjet e luftëtarit. /Lajmi.net/