Trafikoi 800 kg hashash nga Cekodhima në Itali, arrestohet 43-vjeçari

Një 43-vjeçar nga Vlora ka rënë në prangat e policisë, me akuzën për trafik ndërkombëtar të drogës. I arrestuari është Robert Myftari.

Lajme

21/06/2016 15:05

Ai ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 10 nëntor të vitit të kaluar në vendin e quajtur Cekodhima është përpjekur të trafikojë drejt Italisë 808 kilogramë hashash.

Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur trafikun e sasisë së konsiderueshme të drogës, që së bashku me gomonen u sekuestrua në atë kohë në cilësinë e provës materiale.

Ndaj 43-vjeçarit gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.